Skip to Content

phpMyAdmin-mbyll vrimën e sigurisë

phpMyAdmin

Zhvilluesit e phpMyAdmin, lëshojnë në përdorim versionet 3.3.5.1 dhe 2.11.10.1. Në versionin 2.x- ishte një vrimë e sigurisë, e cila i mundësonte sulmuesit potencial që nëpërmjet POST-kërkesave të manipuluara të vijë deri te zbatimi i PHP-komandave të ndryshme. Tashmë në të dy versionet e reja, nuk ekzistojnë vrima të sigurisë, pasi që edhe mundësia e shfrytëzimit për Cross Site Scripting (XSS) është tejkaluar. Të gjithë përdoruesve të phpMyAdmin u sugjerohet shkarkimi i versionit të fundit.

LabView 2010

LabVIEW

National Instruments (NI) lëshon në përdorim versionin e ri LabView 2010. LabView është një mjedis programimi grafik për dizajn, matje dhe rregullim automatik, robotikë si dhe aplikime tjera. Një ndër risitë kryesore në këtë version, sipas NI është shpejtësia e "Compiler"-it, e cila sipas tyre do të jetë 20% më e shpejtë në krahasim me versionin paraprak.

Ubuntu 10.10 Alpha3

Ubuntu

Lëshohet në përdorim Ubuntu 10.10 Alpha3 me emrin »Maverick Meerkat Alpha 3«; versioni përfundimtar i të cilit pritet të lëshohet në tetor të këtij viti. Risi në këtë version janë GNOME 2.31.4 Alpha3, KDE SC 4.5, Linux-Kernel në Versionin 2.6.35-14.19, Qt 4.7 etj.

Linux Mint 9 KDE

mint

Lëshohet në përdorim Linux Mint 9 KDE. Kjo shpërndarje tashmë e njohur nga Irlanda, bazohet në Ubuntu - në rastin konkret në Ubuntu 10.04. Ndër risitë kryesore të këtij versioni jane: Linux 2.6.32, X.org 7.4 si dhe KDE 4.4.4. Edhe ky version i Linux Mint do të jetë me përkrahje të gjatë LTS (Long Term Support).

Syndicate content